Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, ka vizituar fshatrat Bogovicë dhe Brçevë, ku ka dëgjuar shqetësimet e banorëve që prej dekadash ndihen të harruar. Ai tha se peizazhet mahnitëse të zonës kontrastojnë me gjendjen e rëndë të infrastrukturës dhe kushtet e jetesës, që kanë detyruar shumë familje të largohen.

“Banorët e mbetur përballen çdo ditë me vështirësi, por unë tek ata shoh forcën dhe potencialin për një të ardhme ndryshe. Këto fshatra nuk duhet të jenë histori braktisjeje, por histori ringjalljeje,” u shpreh Qyra.

Ai premtoi se me përkushtim dhe vizion të qartë, këto zona do të marrin vendin që meritojnë në zhvillimin e Strugës, duke u bërë shembull i rilindjes rurale.

Mgid