Arbër Ademi nga BDI ka komentuar deklaratat e Menduh Thaçit të dhëna ditë më parë në një televizion të Kosovës, ku thotë se “një anëtar i BDI-së ka pranuar pa kusht, madje pa kryeparlamentar hyrjen e BDI-së në Qeveri me VMRO-në”.

Ademi thotë se në raste të tjera, Thaçi ka deklaruar se një gjë e tillë fare nuk ka ndodhur.

“Unë e kam dëgjuar zotëri Thaçin edhe për një vit e sa. Që nga formimi i Qeverisë edhe zotëri Thaçi ka dalë disa herë dhe në pyetjen e njëjtë është përgjigjur se fare nuk ka ndodhur”, tha Ademi.

Mgid