Shkup, 04.09.2025-Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit
Jetësor, Izet Mexhiti, sot vizitoi punimet në rrugën “Ahmet Hajdari”
(ish-Stojna Stevkova) në lagjen Gazi Babë të Çairit, ku po zhvillohet
një ndër projektet infrastrukturore më të rëndësishme për këtë pjesë të
komunës.
Bëhet fjalë për rikonstruksionin e plotë të rrugës në gjatësi prej 170
metrash – projekt që synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore,
rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e lagjes.
Vlera e përgjithshme e projektit është rreth 3 milion denarë, ndërsa
financimi sigurohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut,
përmes Programit për Projekte Infrastrukturore në Komuna për vitin 2025.
“I këtillë është vizioni ynë për zhvillin e mëtejm të Çairit, përmes
bashkëpunimit të ngushtë mes nivelit qendror dhe atij lokal, të sjellim
projekte konkrete që përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve”,
theksoi Mexhiti gjatë vizitës në terren.
Ai shtoi se ky është vetëm një nga projektet që po realizohen në lagjen
Gazi Babë dhe se në ditët në vijim do të vizitojë edhe investime të
tjera në këtë lagje dhe në të gjitha pjesët e Komunës së Çairit.