Zëvendës kryeministri i parë dhe kandidat për kryetar të komunës së
Çairit nga VLEN, Izet Mexhiti sot njoftoi se ka filluar një projekt i
rëndësishëm për Çairin e Vjetër, i cili synon përmirësimin e
infrastrukturës dhe kushteve të jetesës në këtë lagje.
“Me financim të siguruar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes
thirrjes së dytë për mbështetje të komunave, do të bëhet rikonstruksioni
i rrugëve në një gjatësi totale prej 2 km. Punimet përfshijnë:trotuare
të rregulluara, rrugë të sigurta dhe të qëndrueshme, infrastrukturë
moderne që plotëson standardet e nevojshme. Vlera e investimit për
rikonstruksionin e rrugëve është 30.367.000 denarë. Paralelisht, do të
realizohet edhe rikonstruksioni i ndriçimit publik në të gjitha rrugët e
përfshira, me një investim prej 7.264.000 denarë, që do të sigurojë më
shumë ndriçim, më shumë siguri dhe kushte më të mira për banorët e
lagjes, theksoi Mexhiti.
Ky projekt është vetëm një nga shumë investimet që VLEN po realizon dhe
do të vazhdojë t’i realizojë në Çair.
“Qëllimi ynë është i qartë: zgjidhje konkrete, investime të prekshme dhe
përmirësim i vazhdueshëm i jetës së qytetarëve”, tha mes tjerash Izet
Mexhiti.