Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe
Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, inspektoi nga afër punimet që po
zhvillohen në rrugën “Bajram Shabani” në lagjen Gazi Babë të Komunës së
Çairit.

Projekti i mbështetur nga Ministria e Mjedisit ka për synim përmirësimin
e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone.

Ky investim, me vlerë mbi 6 milionë denarë, përfshin ndërtimin e një
gypi të ri me profil DN 280 mm dhe gjatësi 235 metra, duke zëvendësuar
rrjetin ekzistues të amortizuar.

“Me këtë ndërhyrje eliminohen ndërprerjet e shpeshta dhe furnizimi i
pamjaftueshëm, duke siguruar ujë të pijshëm me presion të përmirësuar
përgjatë gjithë rrugës,” deklaroi Mexhiti gjatë takimit me banorët e
lagjes.

Projekti realizohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit
Hapësinor, në bashkëpunim me Komunën e Çairit, dhe synon të garantojë
qasje të vazhdueshme dhe cilësore në ujë të pijshëm për banorët e kësaj
zone.

Mgid