Mickoski: Drislla është një problem që egziston me dekada, po punojmë intensivisht për zgjidhjen e tij

Nëse mendoni për atë që po ndodh në deponitë dhe djegien e tyre, mund të them se pas sezonit të zjarreve të përfunduar me sukses, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ku pati viktima, u evakuuan vendbanime të mëdha, pati dëme të mëdha në pronë, raste të tilla ne nuk patëm, për shkak të organizimit të mirë dhe veprimit në kohë, thotë Hristijan Mickoski, Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke u përgjigjur në pyetje gazetareske.
Kryeministri Mickoski theksoi se problemi me Vardarishten dhe Drisllën është problem që egziston me dekada, por askush nuk e ka zgjidhur ende, as që ka filluar ta zgjidhë, por siç theksoi tashmë po punojnë me ministrin e transportit për kompani ndërtimi me përgjegjësi shoqërore me të cilat do të sjellin mekanizim në të dy deponitë.
Tani, kjo i pengoi dikujt, dhe periudhën parazgjedhore e shfrytëzon për të krijuar panik dhe pakënaqësi. Dhe ne e ndjekim këtë me shumë kujdes, ky është një problem i krijuar me dekada, askush deri tani nuk e ka zgjidhur, as nuk është angazhuar për ta zgjidhur. Do t’ju kujtoj kur patëm problemin me mbeturinat në Shkup, kur kryetarët e komunave të Shkupit u përpoqën ta zgjidhnin problemin me mbeturinat sepse në atë kohë Ndërmarrja Publike Higjiena Komunale nuk punonte, për arsye të njohura për ta në atë kohë, dhe kur donin ta dërgonin atë në Drislla, hasën në portë të mbyllur, dhe më pas morën kallëzime penale. Ky ishte realiteti”, deklaroi Mickoski dhe shtoi:
Edhe këtë rast nuk do ta lëmë kështu, tashmë po punojmë me Ministrin e Transportit për të gjetur kompani ndërtimi me përgjegjësi shoqërore që të sigurojmë makineri edhe në Vardariste edhe në Drislla, në mënyrë që të mund të veprojmë brenda, me qëllim që kjo të mos vazhdojë të ndodhë vazhdimisht.
Do t’ju kujtoj se MPB-ja kohët e fundit pati një aksion në deponinë ilegale të Vardarishtes, imagjinoni deponinë ilegale të Vardarishtes ku ka mijëra miliona kilogramë mbeturina, nuk i ka penguar askujt, e gjithë kjo është krijuar me vite, por ne do ta zgjidhim. Pra duhet t’i zgjidhim problemet, jo të dëshpërohemi dhe në këtë drejtim, fillimisht u ndërmor një aksion nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku tre persona u arrestuan sepse kishin mbeturina ilegale atje, dogjën kabllo për të marrë bakrin, të cilin e kishin prerë dhe vjedhur më parë për ta shitur, dhe jo vetëm bakër, por edhe metale të tjera. Gjithashtu para kompanive të ndërtimit me përgjegjësisë shoqërore do të kemi ndërhyrje në kuptimin e zgjidhjes ndërtimore të këtyre mbeturinave ilegale dhe NP Drisllas. Shpresoj se do të kemi hapësirë për të hyrë brenda. Pra, atë që duhet të bëjë shteti, shteti do ta bëjë. Por edhe autorët do të zbulohen dhe sanksionohen. Duhet të them gjithashtu se si njeri që jam profesor, jo kryetar i Qeverisë, si rezultat i këtij reaksioni kimik krijohet metani, i cili është një substancë djegëse, dhe këtu njeriu nuk duhet të jetë kreativ, me një bisht cigaresh mund të ndodhë ajo që po ndodh këto ditët e fundit.
Mickoski tha se si shumë gjëra të tjera, edhe ky problem do të zgjidhet, dhe shpreson që me kryetarin e ri të Qytetit kjo çështje të zgjidhet përgjithmonë.
Kështu që, për ta përmbyllur, njësoj si shumë gjëra të tjera që i kemi zgjidhur në këto 15 muaj, do ta zgjidhim edhe këtë. Dhe me kryetarin e ri të Shkupit, jam i bindur se ky problem do të zgjidhet përgjithmonë, sepse këtu duhet një fabrikë mbeturinash, këtu duhet një njësi prodhuese që do ta përdorë metanin për prodhimin e energjisë elektrike. Pra, kemi plane që do t’i zbatojmë për një zgjidhje të përhershme të këtij problemi, jo vetëm në Shkup, por edhe në të gjithë territorin e Maqedonisë, është decid Mickoski.