Loja e dyfisht e Bilall Kasamit ka nxitur reagime të fuqishme në VMRO. Kasami kërkon vota nga VMRO-ja në Tetovë, ndërsa në Bërvenicë punon kundër VMRO-së. Në lidhje me këtë portali TS sot ka pyetur kryeministrin Hirstijan Mickovskin se partaneri juaj i kolaicionit Bilall Kasami është kundër VMRO-së në Bërvenoicë ndërsa ju e mbështetni në Tetovë?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u përgjigj se kjo është pjesë e “folklorit të BDI-së opozitare” informon Tetovasot.

“E dëgjova atë deklaratë nga Bilall Kasami dhe mund të them se fatkeqësisht hyn në folklorin e BDI-së opozitare. Kërkesa dhe qëndrimi im është i qartë: ndarjet etnike dhe tensionet nuk duhet të jenë mjete për të marrë vëmendjen e opinionit apo për vota. Në Tetovë duhet të flitet për projekte për të gjithë qytetarët – maqedonasit, shqiptarët, turqit, vllehët, serbët, romët dhe boshnjakët. Në Bërvenicë, kandidati duhet të flasë për projekte për banorët e asaj komune, jo për ndarje etnike,” theksoi Mickoski.

Ai shtoi se kjo qasje politike i përket “shekullit të kaluar” dhe se “nga ajo politikë nuk fiton askush”.

Mickoski u shpreh i bindur se kandidati i tyre për Bërvenicën, Jovica, do të fitojë edhe një mandat të dytë, duke e cilësuar atë si “kosmopolit që ka mbështetjen e të gjitha komuniteteve në komunë”.TS

Mgid