“Sot Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhëna se Prodhimi i Brendshëm Bruto në Maqedoni, në tremujorin e dytë, është rritur për 3,4%. Kjo do të thotë se për momentin janë publikuar, nga kuadri i Eurostat-it, i cili është edhe statistikë evropiane, aktualisht ka publikuar të dhëna për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto në tremujorin e dytë për 28 vende evropiane”, tha Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Maqedonia ndan vendin e tretë me Kroacinë. Përpara nesh janë Irlanda dhe Qiproja. Të gjitha vendet e tjera në rajonin më të gjerë dhe më të ngushtë janë pas Maqedonisë.
Kryeministri Mickoski informoi se ky është tashmë tremujori i katërt kur vendi ka pasur një rritje të prodhimit të brendshëm bruto, më shumë se tre përqind.
“Ky është tashmë tremujori i katërt kur kemi rritje të prodhimit të brendshëm bruto prej më shumë se tre përqind, së bashku me këtë Qeveri. Tremujori i parë ishte i treti i vitit të kaluar, kur kishim 3%, pastaj i katërti 3.2%, pastaj i pari i këtij viti 3.2%, dhe tani është 3.4%. Pres që deri në fund të vitit të kemi një tremujor kur do të kalojmë kufirin prej mbi 4%, gjë që do të hedhë poshtë përsëri konstruksionet dhe gënjeshtrat e partive opozitare se ekonomisë nuk i ecën mirë”, tha Mickoski dhe shtoi:
“Këto janë numra, nuk ka lojra politike me numrat, nuk luhet me numrat. Këto janë fakte. Kur i krahason faktet, e kupton se ato janë të pamëshirshme – dhe faktet janë në anën e punës, punës së ndershme të kësaj Qeverie të udhëhequr nga VMRO-DPMNE”, theksoi Mickoski.