Epo mirë, opozita e bën këtë, sepse mendon se në atë mënyrë, me atë strategji, do të fitojë poenë politikë dhe përkrahje te qytetarët. Unë këtë e kam komentuar njëherë edhe sikur e gjithë ajo që ata e thonë të ishte e vërtetë, ndërsa asgjë nuk është e vërtetë, atëherë lind pyetja e vërtetë: “Çfarë bëjnë ata për të ndihmuar në procesin?” Ata nuk bëjnë asgjë. Ata merren me nekrofili, me konstruksione dhe me gënjeshtra, tha kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për akuzat e opozitares LSDM lidhur me menaxhimin e zjarreve.
Kryeministri theksoi se për dallim nga LSDM-ja, Qeveria ka një vizion dhe strategji të qartë se si të punojë me ndershmëri dhe me përkushtim.
„Por ata do të vazhdojnë, sepse nuk kanë program, nuk kanë vizion, nuk kanë ide. Ne kemi program të qartë, strategji të qartë se si duhet të punojmë më tej me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me përkushtim. Do të luftojmë dhe siç e kam theksuar shumë herë deri më tani, në fund do të fitojmë,“ ishte decid Mickoski.
Mickoski theksoi se nën kontroll janë vënë zjarret në Trubarevë dhe Vardarishte
„Sa i përket gjendjes me zjarret, ai në Trubarevë dhe në Vardarishte janë vënë plotësisht nën kontroll. I mora rezultatet nga Instituti për Shëndet Publik, të gjitha parametrat janë brenda kufijve të lejuara. Në Drisllë është drejt fundit, sot përfundon mbulimi me dhe i pjesës së vogël që tymoste, megjithëse më shumë se 90% e këtij aktiviteti që nga dita e hënë është i përfunduar. Gjendja është nën kontroll,“ tha kryeministri Mickoski.