Mickoski: Me padurim pres të parashtrohet rezoluta për vijat e kuqe me Bullgarinë, do të kemi qëndrimet tona

„Ne me padurim presim të vijë ajo rezolutë që të japim edhe ne kontributin tonë. Vetë opozita na thoshte se na duhet një qëndrim i përbashkët, shtetëror. Ja pra, po e presim nga LSDM-ja, për të cilën tashmë një muaj flitet se më në fund do të paraqitet në Parlament, që të mundemi edhe ne si parti politike të japim kontributin tonë“, tha Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në “Tema e ditës” së Ditarit qendror të TV Sitel.
Kryeministri Mickoski theksoi se nëse kjo nuk ndodh, atëherë LSDM-ja vetëm po përpiqet të imponojë temë në opinion, duke nënvizuar se fillimisht duhet ta shohë atë rezolutë për të dhënë qëndrimin e tij në përmbajtjen, sepse, siç tha, LSDM-ja të mos presë se bllanko do tu pranohet ajo që do ta parashtrojnë.
„Nëse kjo nuk ndodh, atëherë supozoj që LSDM-ja, në mungesë të një teme për opinionin, përpiqej përmes konstruksioneve, gënjeshtrave, përfitimeve politike, por nuk ia dilnin, ndaj tani than hajde të ndërtojmë temë mbi bazën e një rezolute për pozitat e kuqe. Në rregull, hajde zotërinj, parashtroeni në Parlament dhe supozojmë se prisni që partia më e madhe politike dhe koalicioni, nëse doni që ta mbështesin, do të duhet të marrin pjesë edhe në përmbajtjen e saj. Sepse do të ishte papjekuri nëse ju mendoni se ajo nuk duhet të konsiderohet dhe se duhet apriori të mbështetet, meqë keni bërë një dokument aq cilësor dhe serioz, por duke pasur parasysh përvojën e mëparshme, nuk do të pajtohesha me këtë se VMRO-DPMNE ta mbështesë ashtu atë bllanko dhe të gjithë të jemi të lumtur. Kështu nuk shkon“, ishte decid Mickoski.
„Prandaj them, me padurim e pres edhe ne të gjithë së bashku të ndërtojmë një qëndrim të përbashkët shtetëror dhe të pajtohemi për ato çështje që janë të rëndësishme për qytetarët dhe natyrisht integrimet evropiane janë ndër ato çështje“, theksoi kryeministri Mickoski.