Për mua paraqet kënaqësi të madhe kur mund të shohim në komunat më të vogla se kemi kryetarë ambiciozë, se kemi administratë ambicioze dhe njerëz që realizojnë projekte. Unë do të doja t’i uroja kryetarit të komunës, t’i falënderoja këshilltarët që e mbështesin punën e kryetarit dhe kryetarit të ardhshëm në Komunën Gradsko, administratën e komunës, sigurisht, dhe të gjithë ata që kontribuojnë që këto projekte të realizohen.

Për ne si Qeveri është një kënaqësi e madhe kur mund të shohim se ajo që kemi planifikuar dhe caktuar po realizohet, dhe se si mundet, me burime të kufizuara siç kanë qenë gjatë këtyre 15–16 muajve të fundit që kur u zgjodhëm si Qeveri, përkundër të gjitha sfidave dhe, do të thoja, në prag të falimentimit të shtetit, arritëm që në 16 muaj të konsolidohemi dhe të realizojmë projekte. Jam i bindur se në vitet që vijojnë do të vazhdojmë të punojmë në të njëjtin mënyrë.

Edhe një herë, urime për kryetarin e komunës, urime për këshilltarët që e mbështesin punën e tij, sigurisht, dhe për administratën që është këtu një faktor i pandashëm, sepse pa mbështetjen e administratës një pjesë e madhe e këtyre projekteve nuk do të realizoheshin.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com