Mirëdita edhe nga unë.
Ministri tregoi se cila është agjenda e sotme për vizitën këtu në Strumicë, do të vizitojmë disa vende që janë me rëndësi për qytetarët e Strumicës, por njëkohësisht të dërgojmë një mesazh të qartë se pas 19 Tetorit këtu në Strumicë do të kemi një kryetar të ri komune i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit.
Do të kemi shumicën në Këshill, të cilin do ta përbëjnë këshilltarët nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni.
Kemi një agjendë mjaft ambicioze për sot, në mënyrë që më pas të mund të realizojmë gjithnjë e më shumë projekte, gjithçka që deri tani ishte premtuar, por e parealizuar apo e harruar, ta bëjmë realitet.
Si Qeveri ne vazhdojmë t’i mbështesim komunat, ju kujtohet se Strumica në thirrjen e parë nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nuk dorëzoi projekt, përkatësisht dorëzoi një projekt që nuk i plotësonte kushtet. Ndërsa tani, në thirrjen e dytë, dorëzoi disa projekte, kryesisht rrugë për asfaltim dhe rindërtim dhe të gjitha këto projekte u miratuan nga ana e Qeverisë dhe do t’i financojmë në periudhën që vijon.
Si Qeveri duam të dërgojmë mesazhin se ne jemi Qeveri e gjithë Maqedonisë, e të gjitha komunave.
Një argument më shumë është edhe fakti se tashmë nga 19 Tetori VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni do të mund t’u ofrojnë qytetarëve të Strumicës më shumë projekte, gjithçka që më parë, siç thashë, ishte harruar.
Kështu që, ja, vazhdojmë të punojmë, të realizojmë, kjo është ajo që si Qeveri e kemi premtuar para qytetarëve dhe këtë duam ta realizojmë.
youtube.com/live/k7_RcIahqvI?feature=shared