Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske, iu referua të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave në lidhje me informacionin mbi lëvizjen e pagave, me ç’rast deklaroi se kurrë nuk mundeni të jeni të kënaqur me shumën e të ardhurave, gjegjësisht me të hyrat, dhe gjithmonë, si Qeveri, duhet të punojmë më shumë për të siguruar mjete shtesë ose për të siguruar një mjedis të tillë që biznesi të zhvillohet, në mënyrë që punëtorët të mund të marrin paga më të larta.

“Shikoni, para së gjithash, asnjëherë nuk mund të jeni të kënaqur me shumën e të ardhurave, pra pagën, dhe gjithmonë, si Qeveri, duhet të punojmë më shumë për të siguruar mjete shtesë ose për të siguruar një mjedis të tillë që biznesi të zhvillohet, në mënyrë që punëtorët të mund të marrin paga më të larta”, informoi Kryeministri.

Pikërisht me të dhëna të tilla statistikore, shpërbëhen si flluska tezat e partisë opozitare LSDM se pagat nuk janë rritur, borxhi është shtuar dhe se Qeveria ka futur në borxh edhe brezat e palindura, tha ai, duke shtuar se dje Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhëna se si paga bruto dhe neto në korrik është mbi 10.5% më e lartë krahasuar me korrikun e vitit 2024, i cili, përndryshe, ishte edhe muaji i parë i kësaj Qeverie.

“Por ajo që është e rëndësishme është se të gjitha ato teza të LSDM-së, se pagat nuk po rriteshin, se borxhi po rritej, se gjoja kemi futur në borxh brezat e palindura me shtatë miliardë e të tjera – po shpërbëhen ngadalë por sigurt, si flluska sapuni.

Konkretisht, dje Enti Shtetëror i Statistikave publikoi të dhëna që tregojnë se pagat bruto dhe neto në korrik janë mbi 10.5% më të larta krahasuar me korrikun e vitit 2024, që përndryshe ishte edhe muaji i parë i kësaj Qeverie. Prandaj, teza e LSDM-së se pagat jo vetëm që nuk janë rritur, por madje janë ulur – nuk qëndron”, theksoi Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se në fund të tremujorit të dytë, deri në muajin korrik 2025, për herë të parë pas një kohe të gjatë, janë ulur si borxhi shtetëror ashtu edhe ai publik, njëri për 4%, tjetri për 2.7%.

“Gjithashtu, LSDM-ja ka edhe një tezë tjetër, përsëri të rreme, se kemi futur në borxh brezat e palindura. Ministria e Financave ka dalë me një paraqitje të qartë diagramatike se sa është përqindja e borxhit shtetëror dhe atij publik në Prodhimin e Brendshëm Bruto, dhe shumë lehtë mund të vërehet se në fund të tremujorit të dytë, deri në qershor 2025, për herë të parë pas një kohe të gjatë, janë ulur si borxhi shtetëror ashtu edhe ai publik, njëri për 4%, tjetri për 2.7%.”

“Pra, edhe një tezë tjetër e LSDM-së, se kemi futur në borxh brezat e palindura, bie në ujë. Këshilla ime për ta do të ishte të jenë opozitë konstruktive, të mësojnë nga gabimet e së kaluarës që të mos i përsërisin ato, dhe së shpejti, të jenë një faktor që do t’u shërbejë qytetarëve, mbi të gjitha,” tha Kryeministri Mickoski.

Mgid