Kjo është norma mujore, përfshirë edhe normën vjetore – nëse shikohet krahasuar me korrikun, kemi ulje nga 4.9 në 4.4 për qind. Pres që ky trend ngadalë të vazhdojë dhe të arrijmë ato përqindje stabile, do të thoja 2 – 2.5 për qind. Kjo është ajo që e presim në periudhën që vjen – tha Hristijan Mickoski, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske për qëndrimin e tij lidhur me informacionin se norma mujore e inflacionit për gusht është ulur krahasuar me korrikun.

Kryeministri Mickoski theksoi se, nëse bëhet një analizë më e thelluar, do të shihet se për herë të parë në nivel mujor inflacioni bazik është negativ, pra në minus.

Por ajo që është me rëndësi është se, nëse bëhet një analizë më e thelluar, do të shihet se për herë të parë në nivel mujor inflacioni bazik është negativ, pra në minus. Ky është një tregues i mirë se kemi ngadalësim dhe ulje të inflacionit bazik, i cili ishte faktori kryesor, nxitësi i inflacionit të përgjithshëm. Masat nuk janë aq intensive që i ndërmerrnim më herët, ne kemi vendosur, pavarësisht kritikave që marrim nga organizata të caktuara joqeveritare, sindikata etj., të zhvillojmë një politikë makroekonomike shumë të kujdesshme, të gjejmë një ekuilibër midis rritjes së pagave dhe inflacionit, domethënë, gjithmonë rritja e pagave të jetë të paktën dy herë më të lartë se rritja e inflacionit. Kështu që në neto qytetarët të kenë një standard më të mirë, kështu do të vazhdojmë pa ndërhyrje, tha Mickoski dhe shtoi:

Intensive janë kontrollet e ISHT-së dhe të Komisionit për Mbrojtje nga Konkurrenca, natyrisht, nuk e kthejmë këtë në shfaqje apo paradë dhe gjithë këtë ta njoftojmë para kamerave, por ne kemi monitorim të vazhdueshëm dhe të paktën një deri dy herë në javë marr raport nga të dyja institucionet.

Mgid