Kemi një dyshim të arsyeshëm se kush mund të jetë frymëzuesi për të gjitha këto që kanë ndodhur, tha kryeministri Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij sonte në programin qendror të lajmeve të televizionit Alsat. Siç tha ai, nuk do të donte të jepte detaje rreth ndikimeve të jashtme, por zbuloi se ka dyshime të arsyeshme për sjellje devijante në vend për një grup prej 20 personash, shkruan Alsat.

“Nuk do të komentoja se ku dhe si, gjeografikisht, por ajo që po them bazohet në informacionin që kam dhe dyshimet e arsyeshme që kemi si qeveri. Sa i përket vendit, tashmë kemi një grup prej rreth 20 personash që janë nën monitorim, për të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm se janë sjellë në mënyrë devijante në periudhën e kaluar, dhe ua lë organeve kompetente që të bëjnë punën e tyre”, tha Mickoski.

Mgid