Sot patëm një shëtitje vërtet intensive nëpër Gazi Babë dhe inspektim në tre projekte që janë në fazën e realizimit, kënde lojrash sportive, fusha sportive, një kopsht për fëmijë, një rrugë vitale, gjegjësisht një rrugë me rëndësi të madhe.

Kryetari i komunës në thelb foli për planet që ka Komuna, për të gjitha ato projekte që janë zbatuar dhe janë në fazën e zbatimit dhe do të zbatohen. Mund të them me të vërtetë se duket mbresëlënëse dhe shfrytëzoj këtë rast për ta përgëzuar atë, këshilltarët, administratën, deputetët e Kuvendit maqedonas, të cilët luftojnë çdo ditë për të realizuar më shumë projekte, për t’u siguruar qytetarëve kushte më të mira për jetesë. Kjo është ajo që duhet të bëjë çdo kryetar komune në Maqedoni.
Jam vërtet i kënaqur, kanë kaluar pothuajse katër vjet që kur Bobani është kryetar komune këtu në Gazi Babë dhe mund të shihet nga larg transformimi, duke marrë parasysh se kur ai u zgjodh kryetar komune, shumë gjëra stagnonin, për të mos thënë pothuajse gjithçka.

Që atëherë, janë realizuar dhjetëra, qindra projekte që i shtojnë vlerë jetës së banorëve të Komunës së Gazi Babës, dhe ne si Qeveri do të vazhdojmë të mbështesim projekte në të gjithë territorin e vendit në periudhën e ardhshme, pavarësisht nëse kryetari i komunës është nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, një partner i koalicionit, opozitës apo një i pavarur.

Mendoj se Bobani kishte rreth 10-11 milionë euro këtu, sa gjithsej? 12 milionë euro janë investuar në Komunën e Gazi Babës. Pra, po investojmë për të ndërtuar, diçka që në të kaluarën ishte një fjalë e panjohur për qeverinë e mëparshme. Në mënyrë që këta banorë që janë këtu sot dhe që na mbështesin të jenë frymëzimi dhe motivimi ynë për të vazhduar në rrugën e ndërtimit dhe krijimit, dhe jo në rrugën e shpikjeve, spekulimeve etj.

Mgid