Unë nuk kam çfarë të shtoj më tepër nga ajo që tha drejtori dhe kolegët në Qeveri, mund vetëm të falënderoj njerëzit nga spitali, drejtorin, që ja edhe përveç aktiviteteve të rregullta që i kanë si spital, e kalojnë pothuajse çdo ditë këtu edhe në këtë pjesë ndërtimore që po rinovohet dhe e cila duhet të jetë, do të thosha, më bashkëkohorja dhe më e bukura në Maqedoni, e që është pjesë e shëndetësisë publike.

Pres që deri në fund të vitit do të bëhet edhe ndërhyrja e parë kirurgjikale, të filluar dhe të përfunduar me sukses, nga ajo që mund të shoh si dinamikë që po ndodh këtu, kështu që do të doja të përmend edhe një fakt që nuk e tha drejtori, ndoshta sepse është modest, e ai është fakti se nga qindra miliona borxhe, tashmë spitali punon me rezultat pozitiv, pra punon në rradhë të parë në interes të pacientëve, pastaj edhe për kënaqësinë e punonjësve shëndetësorë që janë këtu.

Kështu që edhe njëherë më lejoni të uroj përfundim të suksesshëm të këtij projekti, megjithatë në shëndetësinë publike një investim prej 12 milionë eurosh paraqet diçka që nuk ka ndodhur me vite dhe që i shtohet të gjitha atyre investimeve që i realizojnë Ministria e Shëndetësisë, ministri, drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, kështu që në ditët që vijojnë do të kemi edhe shumë promovime të objekteve që janë rinovuar, rikonstruktuar, të investimeve në shëndetësi, ndaj ju ftoj të na ndiqni për të bërë së bashku inspektimin, të shohim çfarë po ndodh në shëndetësinë maqedonase për pacientët maqedonas dhe për punonjësit shëndetësorë maqedonas.

Mgid