Nga buxheti qendror, mendoj se janë financuar projekte me vlerë totale prej 11 deri në 12 milionë euro këtu në Kumanovë. Mendoj se është e rëndësishme, sepse deri më tani diçka e tillë nuk ka ndodhur në komunat. Këto investime kapitale janë pikërisht në atë drejtim – të sigurojnë jetë më të mirë dhe kushte më të mira për jetesë për kumanovarët, si dhe për të gjithë qytetarët në Maqedoni. Më shumë për kanalizime, për asfalt, për rrugë, bulevarde, për rrugica, për ujësjellës etj. Kështu që, ne jemi krenarë për atë projekt, sepse me atë projekt më shumë se 350-400 milionë euro do të përfundojnë në komunat, përfshirë edhe programet e tjera të ministrive“, tha kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.

Mickoski theksoi se një pjesë e projekteve në komunat të cilat financohen përmes linjës kreditore hungareze tashmë janë të nisura dhe të përfunduara, një pjesë janë në fazë të realizimit, ndërsa një pjesë do të fillojnë të realizohen së shpejti, të cilat do të sigurojnë kushte më të mira për jetën e qytetarëve.

Bëhet fjalë për gjysmë miliardi euro, të cilat tashmë kanë filluar të ndihen. Një pjesë e atyre projekteve janë të nisura dhe të përfunduara, disa janë në proces të realizimit, e disa do të fillojnë të realizohen së shpejti, sepse procedurat e tenderëve nga thirrja e dytë janë ende duke u zhvilluar. Kështu që, me të vërtetë kjo përfaqësonte diçka jashtëzakonisht të mirë dhe përfitim kanë qytetarët të cilët drejtpërdrejt shohin se në komunat e tyre punohet“, theksoi kryeministri Mickoski

Mgid