Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka reaguar pas depërtimeve të dronëve rusë në hapësirën ajrore të Polonisë, për të cilat më herët kishte raportuar Varshava.
“Qëllimet e sulmit janë realizuar. Të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur. Asnjë objektiv në territorin e Polonisë nuk ishte planifikuar si shënjestër,” thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ata shtojnë se rrezja e veprimit të dronëve rusë të përdorur në sulm, të cilët supozohet se kanë kaluar kufirin polak, “nuk e kalon 700 kilometrat”.
“Megjithatë, jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me Ministrinë e Mbrojtjes së Polonisë mbi këtë çështje,” shtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Kremlini refuzoi të komentojë incidentin, duke theksuar se ky është një problem që i takon autoriteteve të mbrojtjes.