Ministrja e re e Shëndetësisë në Suedi humb ndjenjat gjatë konferencës për shtyp, godet kokën në podium (VIDEO)

Gjatë një konference për shtyp në prani të kryeministrit Ulf Kristersson dhe anëtarëve të kabinetit, Lann humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke goditur kokën në podium. Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në mediat suedeze, ndërsa të pranishmit mbetën të tronditur.
Sipas Prokurorisë së Posaçme të Suedisë, rojet e sigurisë ndërhynë menjëherë, ndërsa kryetarja e Partisë Demokristiane, Ebba Busch, dhe disa anëtarë të tjerë të qeverisë nxituan për të ndihmuar ministren.
Pas disa minutash tensioni, Elisabeth Lann u shoqërua jashtë sallës, ndërsa konferenca për shtyp u anulua.
JUST IN: Swedish Health Minister Elisabet Lann collapses at press conference pic.twitter.com/zhviF4kCYQ
— BNO News Live (@BNODesk) September 9, 2025
“Gjendja duket shumë serioze. Ra pikërisht para meje”, tha një gazetar që ndodhej në sallë.
ak më vonë, ministrja u kthye në sallë e buzëqeshur, duke qetësuar të pranishmit. “Nuk ishte një e martë normale, por kjo mund të ndodhë kur ke sheqer të ulët në gjak”, u shpreh ajo.
Edhe pse nuk u raportua për lëndime serioze, nuk dihet ende nëse ministrja ka kërkuar trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Elisabeth Lann është anëtare e Partisë Demokristiane dhe më parë ka shërbyer si këshilltare bashkiake në qytetin Göteborg. Ajo mori postin e ministres së Shëndetësisë të martën, pas dorëheqjes së papritur të ish-ministres Ako Ankarberg Johansson, një ditë më parë.