Mëngjesin e sotëm në SPB Shkup është raportuar një sulm fizik ndaj një punonjëseje shëndetësore, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Denoncimin e ka bërë D.B. (36) nga fshati Bulaçan i Shkupit, e cila ka deklaruar se mbrëmë rreth orës 23:15, gjatë kryerjes së detyrave të punës në një furgon të Ndihmës së Shpejtë përpara një objekti hotelier në Qendër, është sulmuar nga 24-vjeçarja I.D. nga Shkupi.

Nga MPB bënë të ditur se rasti është evidentuar në orën 2:40 pas mesnate dhe se pas dokumentimit të plotë do të ngritet kallëzim përkatës.

Mgid