Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka refuzuar ftesën e presidentit rus Vladimir Putin për t’u takuar në Moskë.
Zelensky ka theksuar se është Putin ai që duhet të shkojë në Kiev.
“Putin mund të vijë në Kiev. Nuk mund të shkoj në Moskë kur vendi im është nën sulme me raketa çdo ditë. Nuk mund të shkoj në kryeqytetin e këtij terroriste. Putin e kupton më së mirë këtë”, tha Zelensky.
Më herët Vladimir Putin e përshkroi Moskën si zgjedhjen më të mirë të vendndodhjes për një takim të mundshëm me Volodymyr Zelensky .
“Herën tjetër, nëse dikush dëshiron vërtet të takohet me ne, ne jemi gati. Vendi më i mirë për këtë është kryeqyteti i Federatës Ruse, qyteti hero i Moskës”, shprehej presidenti rus.