Mozzik: Më kanë vjedhur në shtëpi në vlerë 700 mijë euro dhe nuk është marrë askush me këtë, kam gjetur edhe tre GPS në makinat e mia

Pas postimeve të shumta që bëri mbrëmë, reperi i njohur Mozzik ka reaguar sërish në rrjete sociale.
Ai deklaroi se historia e orës luksoze që u publikua ditët e fundit ishte e skenuar dhe se sipas tij, e gjithë kjo çështje kishte karakter personal. Madje, Mozzik akuzoi drejtpërdrejt Vetëvendosjen se po e godet qëllimisht.
Në reagimet e fundit, reperi e ka lidhur këtë situatë me një rast të rëndë që i kishte ndodhur më herët, kur në tetor para dy viteve shtëpia e tij u grabit nga hajdutë, duke i shkaktuar një dëm të madh financiar.
Foto: Instagram
“Qe një fakt pse unë nuk mbaj gjëra me vlerë në shtet timin. Pasi u kap kjo temë. Mua në tetor më bëhen dy vite që më kanë vjedhur hajnat në shtëpi me dëm afro 700 mijë euro armë me leje/ora origjinale/ e gjëra tjera. As edhe një qorapë nuk më është kthyer as as nuk është gjendur kurrë”, u shpreh ai.
Tutje tha: “Edhe pas vjedhjes i kam gjetur 3 GPS në makina të miat private. E askush askujt s’po ia ndjen për tatimpaguesin më të madh nga artistët shqiptarë. M’keni zhgënjyer po keni dalur bllof”.
Mozzik shtoi se ky rast, i mbetur pa zgjidhje edhe pas dy vitesh, e ka bërë të humbasë besimin tek institucionet dhe shteti.
Ai tha se ndonëse është një nga artistët shqiptarë që kontribuon më shumë si tatimpagues, ndjehet i lënë pas dore dhe i pambrojtur.
Foto: Instagram
Këto deklarata kanë ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke rikthyer në qendër të vëmendjes jo vetëm çështjen e orës luksoze, por edhe akuzat e forta të Mozzik ndaj pushtetit.