Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka uruar Elisa Spiropali pasi është emëruar ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, duke shprehur synime për të thelluar më tej marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, transmeton Anadolu.

“Pres me padurim të punojmë ngushtë së bashku për të thelluar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të zgjeruar bashkëpunimin për një partneritet më të fortë dhe një rajon më të mirë për të gjithë”, shkroi Mucunski në platformën sociale të kompanisë amerikane X.

Ndërkohë, Spiropali ka falënderuar homologun e saj maqedonas për “urimet e përzemërta”.

“Pres me padurim për të punojmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe rajonal, duke besuar fuqishëm se e ardhmja e qytetarëve tanë është në BE”, shkroi Spiropali.

Spiropali u emërua në postin e kryediplomates së Shqipërisë këtë javë si pjesë e kabinetit të ri të drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Më parë, ajo ka shërbyer si kryeparlamentare e vendit nga korriku i vitit 2024 deri në emërimin e saj në postin e kryediplomates.

Mgid