inistri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në takimin joformal të ministrave për Çështje Evropiane në Kopenhagë, theksoi rëndësinë e integrimit evropian për stabilitetin e gjithë kontinentit.

“Sot në Kopenhagë diskutuam për rëndësinë e integrimit evropian. Për mua, kjo nuk është harmonizim formal me rregullat, por domosdoshmëri strategjike për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë kontinentit”, deklaroi Murtezani.

Ai kujtoi se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit kanë pritur për më shumë se dy dekada për realizimin e premtimit të dhënë në Selanik.

“Më shumë se njëzet vjet pas premtimit nga Selaniku, është koha që perspektiva evropiane përfundimisht të bëhet realitet. Prandaj është me rëndësi që Kriteret e Kopenhagës të mbeten udhëzëues i cili na udhëheq. Ato nënkuptojnë demokraci, sundim të ligjit dhe standarde të drejta – sistem meritash i cili në mënyrë objektive e vlerëson progresin, për dallim nga bllokadat dypalëshe të cilat e cenojnë idenë evropiane”, tha ai.

Duke folur për rrugën drejt anëtarësimit, ministri theksoi se procesi gradual i integrimit është mënyra e vetme për të ruajtur besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

“Besoj se integrimi gradual është ura e cila na çon drejt anëtarësimit të plotë dhe mbronë kredibilitetin e procesit”, u shpreh Murtezani.

Ky takim u organizua në kuadër të kryesimit danez me Këshillin e BE-së.

Mgid