Napoli ka shpallur listën e lojtarëve të regjistruar për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku bie në sy përfshirja e sulmuesit të ri Rasmus Hojlund, ndërsa Romelu Lukaku mbetet jashtë për shkak të dëmtimit.
Gjigantët e Serie A kanë futur në skuadër edhe prurjet e reja si Lorenzo Lucca, Noa Lang, Eljif Elmas, Kevin De Bruyne, Miguel Gutiérrez dhe Sam Beukema, duke forcuar ndjeshëm organikën e tyre.
Në anën tjetër, Luca Marianucci – i transferuar për 9 milionë euro nga Empoli – dhe Pasquale Mazzocchi nuk janë përfshirë në listë për arsye teknike.
Po ashtu, ka vend për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani, i cili vazhdon të mbetet lider i mbrojtjes napolitane.
Lista e plotë e Napolit për Ligën e Kampionëve.
Portierë: Alex Meret, Vanja Milinkovic-Savic
Mbrojtës: Giovanni Di Lorenzo, Alessandro Buongiorno, Amir Rrahmani, Juan Jesus, Mathias Olivera, Miguel Gutiérrez, Leonardo Spinazzola, Sam Beukema
Mesfushorë: Kevin De Bruyne, Stanislav Lobotka, André-Frank Zambo Anguissa, Billy Gilmour
Sulmues: Rasmus Højlund, Lorenzo Lucca, Matteo Politano, Noa Lang, Eljif Elmas
Pas fitimit të Scudettos sezonin e kaluar dhe blerjeve të fuqishme gjatë verës, Napoli i Antonio Contes synon të shënojë me forcë rikthimin në arenën më prestigjioze të futbollit evropian.