Në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës jetën e kanë humbur 17 njerëz, mes të cilëve edhe tetë fëmijë

Të paktën 17 njerëz e kanë humbur jetën në sulmet e sotme izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtuan spitalet lokale.
Dymbëdhjetë persona janë vrarë në sulmin ndaj qytetit Zavaida në pjesën qendrore të Gazës. Mes viktimave ka tetë fëmijë, kumtoi spitali Al Aksa nga qyteti i afërt, Deir al Ballah.
Në sulmin ajror është qëlluar edhe një tendë në Deir al Ballah, me ç’rast jetën e ka humbur një vajzë, ndërsa shtatë janë lënduar.
Derisa në sulmin ndaj qytetit Kan Junis është qëlluar një ndërtesë, me ç’rast jetën e kanë humbur katër persona.
Mgid