Një banor i Reçicës së Madhe, në një deklaratë për portalin TS, ka kritikuar ashpër qeverisjen e deritanishme të koalicionit VMRO-VLEN, duke e cilësuar si një katastrofë për shqiptarët. Sipas tij, gjatë këtij bashkëqeverisje ka pasur shtypje, nënvlerësim dhe ofendime ndaj shqiptarëve, dhe fitorja e këtij koalicioni në zgjedhjet e ardhshme do të ishte një hap i madh prapa për interesat shqiptare.
“Nëse fiton VLEN-i, shqiptarët do të shkojnë 20 vjet pas,” – u shpreh ai.
Më tej, banori i Reçicës theksoi se strukturat e VLEN-it kanë rrënjë politike tek ideologjia e Millosheviçit, duke e konsideruar rrezik për të ardhmen e shqiptarëve në vend.
“Këta janë me rrënjë tek Millosheviçi, andaj është rrezik të fitojnë këta të VLEN-it”, shtoi ai.
Deklarata e tij vjen në një periudhë kur kritikat ndaj VLEN-it dhe bashkëpunimit të tyre me VMRO-DPMNE janë shtuar, veçanërisht për shkak të qëndrimeve nacionaliste dhe politikave që perceptohen si diskriminuese ndaj shqiptarëve. se këta janë me rrënjë tek Millosheviçi andaj është rrezik të fitojnë këta të VLEN-it./TS/