Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua të enjten se do të “denoncojë” udhëheqësit e vendeve perëndimore që kanë njohur një shtet të pavarur palestinez në fjalimin e tij të ardhshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, unë do të flas të vërtetën tonë – të vërtetën për qytetarët e Izraelit, të vërtetën për ushtarët tanë të Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe të vërtetën për vendin tonë”, tha Netanyahu herët të enjten në mëngjes në pistën e Aeroportit Ben Gurion.

“Do t’i denoncoj ata udhëheqës që, në vend që të denoncojnë vrasësit, përdhunuesit dhe djegësit e fëmijëve, duan t’u japin atyre një shtet në zemër të Tokës së Izraelit. Kjo nuk do të ndodhë.”, shtoi kryeministri.

Çështja e një shteti palestinez dhe njoftimet për njohje ditët e fundit nga vende si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja dhe Portugalia, pritet të dominojnë takimet e Netanyahut me udhëheqës të tjerë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, si dhe takimin e tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington të hënën.

Mgid