Neto paga mesatare mujore e paguar për punonjës, në korrik të këtij viti, arriti 45.276 denarë dhe është për 10,5 për qind më e lartë se muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së neto pagës mesatare mujore për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe shërbyese për 16,5 për qind, Arsimi për 15,0 për qind dhe Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 14,8 për qind.

Zvogëlimi i pagës mesatare mujore neto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak, është regjistruar në sektorët: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit për 4,0 për qind, Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 3,3 për qind dhe Informata dhe komunikim për 3,0 për qind.

Neto paga mesatare mujore, megjithatë, në korrik ishte 68.102 denarë.

Mgid