“Videomaterialet tregojnë gjendjen reale të udhëheqësisë komunale në Zhelinë.
Kanalizimet nuk janë pastruar e as mirëmbajtur për 8 vite.
Toka më pjellore e Zhelinës sot është e përmbytur nga ujërat e zeza.
Ndërkohë, kryetari aktual bën gropa për poena politike në prag të fushatës zgjedhore.
A thua nuk shohin, apo bëjnë sikur nuk shohin?
Kudo vetëm dështime dhe keqpërdorime pa numër.
Kemi një komunë të bllokuar nga përmbaruesit dhe një kryetar që krekoset si gjel në pleh të kojshisë.
Siç thonin pleqtë e moçëm:
Të rujtë Zoti nga zengini i ri, nga punëtori axhami, nga sherri në vllazni dhe tahmaja në pleqëri.
Kjo frazë pasqyron qartë udhëheqësinë e sotme të Komunës së Zhelinës” ka shkruar kandidati për bartës liste i AKi-së për Zhelinën/TS/
Mgid