“Nga Gostivari ngritet stuhia e NDRYSHIMIT me rininë– AKI gati për FITORE në të gjitha komunat shqiptare”

Rinia e Gostivarit ka dhënë një mesazh të fuqishëm përmes pjesëmarrjes masive në hapjen e shtabit zgjedhor të kandidatit të AKI-së, Valbon Limani. Ky organizim u konsiderua si hapi i parë drejt një uragani fitoreje për AKI-në, me praninë dominuese të të rinjve që konfirmuan mbështetjen për ndryshim dhe për vizionin e ri politik në qytet.
Në këtë ngjarje mori pjesë edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, i cili dha një mesazh të qartë politik:
“Qëllimi ynë nuk është pushteti me çdo kusht, por ndryshimi real. Vendimin për zgjedhjet e parakohshme nuk e merr kryeministri, por populli më 19 Tetor!”
Atmosfera entuziaste dhe përkushtimi i të rinjve u vlerësuan si tregues të qartë se fryma e re politike po gjen përkrahje në terren. AKI pritet të ketë një rol kyç në garën e ardhshme zgjedhore në Gostivar.