Kina ka ndërtuar një sistemin të harmonizuar , të gjithanshëm e me mbulim të plotë të infrastrukturës ujore ,thanë zyrtarët nga Ministria kineze e Burimeve Ujore të hënën në një konferencë shtypi rreth arritjeve të sektorit të administrimit të ujit të vendit gjatë periudhës së 14-të të planit pesëvjeçar (2021-2025).

Ministri i Burimeve Ujore Li Guoying bëri të ditur që deri në fund të vitit 2024, ishin ndërtuar 95 000 rezervuare, 200 projekte të devijimit të ujit në shkallë të madhe e të mesme, 6 924 zona ujitjeje në përmasa të mëdha e të mesme dhe 318 000 kilometra argjinatura.

Me këto projekte të administrimit të ujit, norma e mbulimit kombëtar e rrjetit ujor pritet të arrijë 80.3 për qind deri në fund të vitit 2025, tha Li, duke shtuar se sipërfaqja e ujitur e tokave bujqësore do të arrijë 1.09 miliard mu (rreth 73 milion hektarë), ndërsa norma e depërtimit të ujit të çezmës në zonat rurale në 96 për qind.

Li vuri në dukje që këto përparime luajnë një rol thelbësor në mbështetjen e strategjive kombëtare, stabilizimin e prodhimit të drithërave, sigurimin e të korrave dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për popullsinë urbane dhe rurale.

Li theksoi gjithashtu investimet e rëndësishme në administrimin e ujit, të cilat e kaluan pragun 1 trilion juanë për herë të parë në vitin 2022 dhe kanë thyer rekordet historike për tre vjet me radhë.

Duke vënë në dukje që investimet në ndërtimin e sistemit të administrimit të ujit arritën 1.35 trilion juanë (190 miliardë dollarë) vjet, Li tha se investimi i përgjithshëm nga viti 2021 deri me 2025 është parashikuar t’i kalojë 5.4 trilion juanët, që është 1.6 herë më shumë se gjatë periudhës së planit të 13-të pesëvjeçar.

Li shtoi se 172 projekte të mëdha të administrimit të ujit kanë filluar që nga viti 2021, duke optimizuar strukturën, funksionalitetin dhe integrimin sistemor të infrastrukturës ujore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com