Plani master në tre hapa është krijuar nga ish-udhëheqësia e LSDM-së përmes keqpërdorimit të shërbimeve të sigurisë, me qëllim që të ndalohet veprimtaria politike e VMRO-DPMNE-së. Unë këto detaje i kam prezantuar i pari në vitin 2019, në një duel televiziv me Radmilla Sheqerinskën, ku publikisht thashë se kemi indikacione serioze për keqpërdorimin e shërbimeve të sigurisë, theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “Fli nëse mundesh”.

“Qëllimi i atij master plani ishte të ndalohej veprimtaria politike e VMRO-DPMNE-së. Kishte tre hapa. Hapi i parë ishte të arrestoheshin sa më shumë deputetë të VMRO-DPMNE-së me qëllim që të ndodhte ndryshimi i emrit, dhe kjo ndodhi. Hapi i dytë ishte që partia të vihej në bankën e të akuzuarve për veprimtari terroriste dhe financim ilegal, dhe pjesërisht ia dolën në atë pjesë për financimin ilegal. E vunë partinë në bankën e të akuzuarve dhe ende partia është në bankën e të akuzuarve, ende kemi pasuri të ngrirë. Hapi i tretë ishte që nëse arrinin ta dënonin VMRO-DPMNE-në sipas ligjit, të ndalohej veprimtaria politike dhe të mos mundnim fare të merrnim pjesë në zgjedhje.

Ky master plan shkonte deri aty sa të ndalohej edhe drejtuesit e VMRO-DPMNE-së të merreshin me veprimtari politike. Dhe këtë e kishte menduar atëherë udhëheqësia e LSDM-së me në krye Zoran Zaevin dhe Radmilla Sheqerinskën, ndërsa nuk mund të amnistohet as Dimitar Kovaçevski” – tha Nikolloski.

Agjencia për Siguri ishte aq shumë e keqpërdorur, saqë çdo ditë hartonin raporte të rreme për udhëheqësinë e VMRO-DPMNE-së, se gjoja ishim anti-perëndimorë dhe anti-NATO, shtoi Nikolloski.

Mgid