Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski sonte në TV21 u ka dhënë fund mashtrime që bënte VLEN për aitostradën Shkup -Bllacë pasi tha se në fillim të vitit 2029 do të përfundojë autostrada Shkup-Bllacë, shkruan TV21. Nikollovski tha se afati prë dorëzimin e ofertave përfundon më 30 shtator dhe më së largu deri në janar realizuesi vihet në punë. Siç shtoi, afati nga fillimi i punimeve, zgjatë tri vjet.
“Aty punojmë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Afati për dorëzimin e ofertave është deri më 30 shtator, dmth tani mbaron, të marten nëse nuk gaboj. Do të shohim se kush ka dhënë oferta, pastaj bëhet selektim me BERZH, dhe sipas varësisht numrit të ofertave pres diku nga fundi i nëntorit dhe varësisht prej kushteve klimatike dhe ja të themi fillim të muajit janar, realizuesi të vihet në punë. Aty është tre vjet afati, nga fillimi i punëve ndërtuese, kjo do të thotë në fillim të vitit 2029 të ketë autostradë aty”, tha Aleksandar Nikolloski në TV21.