Dje pasdite, treqind balla me sanë u dogjën në një zjarr të madh në një fushë pranë fshatit Kadino të Shkupit, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Më 03.09.2025, në Shërbimin e Mbrojtjes së Shpejtë (SPV) Shkup është raportuar se në orën 15:20 në fshatin Kadino, komuna Ilinden, ka shpërthyer zjarr në një arë në pronësi të A.J. nga fshati Kadino, në të cilin janë djegur 300 balla me sanë. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, dhe nuk ka pasur të lënduar. Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim”, tha policia.
Mgid