Në fjalimin e tij në takimin e 25 -të krerëve të shteteve anëtare të OBSh-së që po mbahet në Tianjin të Kinës , presidenti kinez Xi Jinping nënvizoi themelimin sa më të shpejtë të Bankës së Zhvillimit të OBSH-së.
Në vijim Xi u shpreh se duhet të vazhdojmë të nxitim reformën e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, të forcojmë shfrytezimin e burimeve dhe ndërtimin e kapaciteteve, në mënyrë që mekanizmi organizativ të jetë më i përsosur, vendimmarrja të jetë më shkencore dhe veprimet të jenë më efikase.
Presidenti i Kinës tha se ne duhet të lançojmë sa më shpejt Qendrën Gjithëpërfshirëse për Reagimin ndaj Kërcënimeve dhe Sfidave të Sigurisë, si edhe Qendrën e Kontrollit të Drogave. Gjithashtu duhet të themelojmë sa më shpejt Bankën e Zhvillimit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait për të ofruar mbështetje më të fortë për sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik të shteteve anëtare të OBSH-së.”
Presidenti Xi vuri në dukje se kontinenti euroaziatik ka ushqyer qytetërime të lashta, ka udhëhequr integrimin mes Lindjes dhe Perëndimit, si dhe ka nxitur përparimin njerëzor.
Xi theksoi se që nga kohërat e lashta, popujt e të gjitha vendeve kanë ndarë burimet dhe kanë mësuar përvoja të shkëlqyera nga njëri-tjetri për të kompensuar dobësitë e tyre. Shtetet anëtare të OBSH-së duhet të mësojnë dhe të afrohen më shumë përmes shkëmbimeve kulturore dhe të ofrojnë mbështetje të fortë për bashkëpunimin ekonomik, duke punuar së bashku për të ndërtuar një kopsht qytetërimesh ku festohet vetëpërmirësimi, përfitimi i ndërsjellë dhe bashkëjetesa harmonike.