Zyra e Benjamin Netanyahut ka lëshuar një deklaratë pas sulmeve izraelite në Doha.

Kjo vjen pas disa raportimeve në median izraelite që sugjeruan se SHBA-të luajtën një rol në operacion.

Më parë, Channel 12 citoi një zyrtar izraelit i cili tha se Donald Trump “dha dritën jeshile” për sulmin.

“Veprimi i sotëm kundër krerëve kryesorë terroristë të Hamasit ishte një operacion tërësisht i pavarur izraelit.

Izraeli e nisi, e drejtoi dhe merr përgjegjësi të plotë,” thuhet në të.

Emri zyrtar i sulmit ndaj udhëheqjes së Hamasit në Katar është koduar “Atzeret HaDin”, që përkthehet si “Dita e Gjykimit”.

Emri sjell në mendje festën hebraike të Shemini Atzeret, gjatë së cilës Hamasi pushtoi Izraelin, jugor më 7 tetor 2023.

Mediat izraelite raportojnë edhe për një dakordësi nga ana e SHBA-ve për sulmit, duke specifikuar se edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump i dha “dritën jeshile”.

Sipas burimeve të Channel 12 , Presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dhënë dritën jeshile sulmit izraelit në Katar.

Hamasi e ka mohuar eliminimin fizik të delegacionit të tij në Katar, duke deklaruar se ata mbijetuan, por media të ndryshme informojnë për të paktën vdekjen e 3 prej drejtuesve të grupit.

Mgid