Ambasada gjermane në Kosovë ka thënë se pandëshkueshmëria për sulmin në Banjskë është e papranueshme.
Në dyvjetorin e sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku, kjo ambasadë thekson se pavarësisht garancive të ndryshme se autorët do të mbahen përgjegjës, ende nuk është vënë drejtësi.
Kjo ambasadë potencon se ai i cili mori përgjegjësinë për sulmin – Millan Radoiçiq, vazhdon të jetojë i lirë në Serbi, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo pandëshkueshmëri e dukshme është e papranueshme. Është e domosdoshme që llogaridhënia dhe drejtësia të zbatohen pa asnjë vonesë të mëtejshme”, thonë nga kjo ambasadë, transmeton Klankosova.tv.
Mgid