Korrespondenti i Klan Kosovës nga Peja, Valdrin Daci, ka thënë se në këtë komunë është raportuar një rast jo fort i zakonshëm.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka theksuar se Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se janë rrahur mes veti disa kunata.
Daci shtoi se me anë të burimeve ka mësuar se një grua ka ushtruar dhunë fizike ndaj disa grave të tjera.
Njëra nga kunatat ka pranuar tretman mjekësor, sipas Dacit. /Klankosova.tv
Mgid