Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës.

Shumë kryqëzime rrugësh janë nën pushtetin e ujit, ndërsa sikurse duket në pamje, edhe automjetet kanë mbetur të bllokuara, raporton Tch.

Reshjet kanë krijuar probleme në shumë akse rrugore, përfshirë dhe nënkalimin te Veliera në lagjen nr. 1 të Durrësit pranë portit.

Sipas raportimeve nga qytetarët, nënkalimi është bllokuar nga reshjet dhe policia ka ndaluar qarkullimin në të dy kahet e lëvizjes.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume