Vazhdon të rritet zhgënjimi ndaj kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ndërsa qytetarët shprehin hapur revoltën e tyre për keqmenaxhimin dhe mungesën e rezultateve konkrete në komunë.
Një grua e moshuar nga Tetova, në një takim me kandidatin e AKI-së Bajram Rexhepin, ka komentuar ashpër situatën në qytet, duke theksuar se problemi me qentë endacakë është bërë i padurueshëm, ndërsa kryetari aktual nuk ka ndërmarrë asnjë veprim serioz.
“Me ardhë Bilalli, i them HUP, se na hongrën çentë! Çka ka bo ai? E kemi votu ,asnise ska bo”, thotë plaka nga Tetova.
Sipas saj, banorët janë të frikësuar të dalin në rrugë, sidomos në orët e vona, për shkak të sulmeve të mundshme nga qentë endacakë që enden lirshëm nëpër qytet edhe pse Bilall Kasami është shprehur se e ka zgjidhur problemin e qenëve.
Ndërkohë, revolta e tetovrëve është shumë e madhe edhe nga “Saubermacher”-in, sepse mbi 10 mijë tetovar janë në përmbarues (izvrshitell) për shkak rritjes së faturave të mbeturinave.
Nga ana tjetër vlen të thekësohet se Kasami ka shitur NPK-në Saubermacherit, ka shitur ndriçimin publik, parkingjet dhe Monopollin. Flitet se pas zgjedhjeve nëse fiton do të shes edhe ujin e pijshëm./TS/