Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale pranë MPB-së ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Veles kundër S.A., i punësuar si polic në Stacionin Policor me kompetencë të përgjithshme në Veles, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kërcënim i sigurisë” sipas nenit 144 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Më 31.08.2025, S.A., me qëllim të shqetësojë ose frikësojë pronarin e një servisi për shitje dhe riparim të automjeteve nga i cili kishte blerë një veturë të përdorur, për të cilën kishte marrë garanci se është në gjendje të rregullt, por pas një kohe të shkurtër gjatë përdorimit kishte ndodhur defekt, i kishte dërguar kërcënime atij dhe anëtarëve të familjes së tij.
Nga Stacioni Policor Veles policit S.A. i është marrë arma zyrtare me të cilën ishte i pajisur, ndërsa Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rregullit të punës dhe disiplinës dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme largimi nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.