Policia po i vazhdon kontrollat në veri në kërkim të armëve pa leje.

Në Zveçan, në dy raste janë gjetur një sasi e konsiderueshme e armatimit dhe pjesëve shtesë, me ç’rast një 73 vjeçar me inicialet S.G, është ndaluar për 48 orë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Veri do të vazhdojë me aksione të tilla, andaj apelojmë tek qytetarët që të respektojnë ligjin. Çdo armë e cila mbahet pa leje të vlefshme konsiderohet e kundërligjshme, prandaj qytetarët inkurajohen të paraqiten në stacionet policore për të kryer procedurat për vazhdimin e lejeve të armëve”, thuhet në njoftmin e policisë.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Njoftimi i plotë:

Informacion shtesë lidhur me kontrollet – bastisjet e realizuara ne rajonin e Mitrovicës se Veriut

Mitrovicë Veri ,11 Shtator 2025

Lidhur me rastet e raportuara më herët ku Policia në rajonin e Mitrovicës Veri ka kryer kontroll në 5 lokacion, ju informojmë se në vazhdimin e kontrollës ne Rastin III: Ku në një shtëpi banimi në lagjen Korile Komuna Zveçan, është kontrolluar një shtëpi dhe nga pronari Policia është informuar se dy armët të cilat i kishte me leje të UNMIK-ut i kishte dërguar në Serbi, në shtëpinë e tij është gjetur një sasi e vogël e municionit të cilat janë sekuestruar.

Po në këtë lokacion mbi dyshimin e bazuar dhe informatave se mund të ketë sasi tjetër të armatimit dhe çdo vones do të rezultonte me asgjësimin apo humbjen e provave materiale Policia duke u bazuar ne Neni 108 Arsyet për kontroll dhe sekuestrimi te përkohshëm pa urdhër të gjykatës paragrafi 1.5 për të parandaluar shitjen, asgjësimin apo humbjen e menjëhershme të provave apo pasurisë së specifikuar ka realizuar bastisje edhe në objektet tjera përcjellëse të te dyshuarit.

Gjate bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si ne vijim:

• Dy (2) karikator për armë të gjatë

• Detonatorë elektrik 49 copa

• Një (1) thikë

• Një këllëf për armë të gjatë

• Një fishek me mbishkrim në baze PPU 8×75 IS

• Një fitil ngadalë ndezës për eksploziv bashkë me një detonator mekanik

• Gjashtë (6) detonator elektrik 4 (katër) nga ta te rinj

• Dy (2) paketime sfera (thashme) që shërbejnë për mbushje te fishekëve te gjuetisë

• Makineria për mbushje municioni

• Pjese shtuese për armë të gjatë për trombllon

• Tel i cili shfrytëzohet për iniciues te detonatorëve

• Arme e gjatë e çmontuar me nr. Serik K – 414675 me dy karikator me municion të plotë me gjithsej 60 fishekë të kalibrit 7.62×39

• Tridhjetë e pesë (35) kutia të mbyllura me municion me mbishkrim në bazë “IK 89”(35×15=525fishek te kalibrit 7.62×39)

• Pesëdhjetë e nëntë (59) fishek me mbishkrim ne baze “E”

• Gjashtëdhjetë e pesë (65) fishek për arme te gjate me mbishkrim ne baze “IK 89”

• Pesëdhjetë (50) fishek për pistoletë me mbishkrim ne baze “PPU 9mm LUGER”

• Dy (2) karikator për armë te gjatë pa municion

• Pajisje distancë matës

• Thike për pushke bajonetë

Ne lidhje me këtë raste është arrestuar personi S.G. 73 vjeçar i cili pas intervistimit ne prezencën e avokatit mbrojtës, me urdhër te prokurorit te shtetit i është caktuar masa e ndalimin për 48 orë ne qendrën e mbajtjes. Ndërsa është iniciuar rasti “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Gjithashtu policia ka realizuar edhe kontrollin:

Rasti VI: Në një shtëpi banimi në rrugën “Prote Stojana” Zveçan, njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar si ne vijim:

• një pushkë gjuetie,

• 12 fishekë të pushkës se gjuetisë

• 15 gëzhoja te kalibrave te ndryshëm,

• 2 sfera te fishekëve te gjuetisë,

• Rrip për mbajtjen e fishekëve te gjuetisë.

Lidhur me ketë rast nuk ka persona te arrestuar, mirëpo është ne interes te policisë qe te intervistohet një person si i dyshuar.

Mgid