Policia e Shqipërisë njofton se në pikën kufitare Qaftë Thanë, ka arrestuar një banor të fshatit Veleshtë të Maqedonisë, pasi i njëjti kërkohej nga Interpoli i Austrisë si i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, personi është identifikuar si M.G., 29 vjeç.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shqipërisë:

“Kapet dhe arrestohet përkohesisht me qëllim ekstradimi në Austri 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut. Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Vjena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit”, thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Mgid