Mr.Ali Hertica

Njëri prej qëllimeve të tyre në jetë është bëjnë dhe të ekzekutojnë ligjet që e bëjnë vendin e tyre më të begatë, ekonomikisht dhe idealist. Fjalimet e tyre dhe frazat që ato thonë shprehin këndvështrimet personale dhe politike të tyre, ndaj ato mund të konsiderohen vëzhgime të kujdesshme të jetës politike. Sigurisht, shumë prej gjërave që ato thonë mund të mos kenë asnjë vlerë, por s’mund të mohohet fakti se shumë politikanë, aktivistë e filozofë kanë thënë ndër shekuj gjëra me vlerë, të cilat i kanë rezistuar testit të kohës dhe mund të aplikohen dhe sot e kësaj dite. Fundja, disa prej liderëve më të mëdhenj botërorë kanë qenë gjithashtu oratorët më të mëdhenj të botës. Ish-kryeministri britanik Winston Churchill është një prej tyre. Fjalimet e tij gjithnjë kanë pasur diçka që godet, gjithnjë diçka që e bën atë të saktë në mënyrë pragmatiste e të ftohtë. Prandaj ai shfaqet në listë më shumë se dy herë. “Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj”, është një prej shprehjeve të tij për taksat. Dhe presidenti amerikan Thomas Jefferson shquhet për fjalët e tij të mençura dhe kjo e bën atë të pranishëm në listë.

Mgid