Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se njohja e Palestinës është e drejtë dhe se Kroacia duhet ta ndërmarrë këtë hap pa vonesë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Palestina duhet të njihet dhe Kroacia duhet ta bëjë këtë. Unë do ta mbështes. Ky nuk është shpërblim, por një e drejtë e tyre,” tha Milanoviq.

Ai gjithashtu theksoi se ish-presidenti amerikan Donald Trump, sipas tij, do të jetë kundër njohjes së Palestinës, duke shtuar se nuk e kupton pse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin “regjimin sionist” në këtë mënyrë.

“Deri në vitin 1991, mund ta kuptoja – për shkak të Luftës së Ftohtë. Por gjithçka që ndodhi më pas ishte në dëm të vetë Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk u sjell atyre asnjë përfitim, sidomos në aspektin e sigurisë,” tha presidenti kroat.

Milanoviq ka qenë i hapur edhe në kritikat ndaj Izraelit, duke i quajtur veprimet e tij në Rripin e Gazës “krime lufte të qëllimshme dhe sistematike”, për të cilat, sipas tij, drejtuesit e Izraelit mbajnë përgjegjësi të plotë.

Ai bëri thirrje që Qeveria kroate të nisë procedurat në Kuvend për njohjen e shtetit të Palestinës, duke e cilësuar këtë si një hap të domosdoshëm në respektim të të drejtave ndërkombëtare.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com