Qeveria: I hedh poshtë të pavërtetat e deklaruara dhe përpjekjet për manipulim nga LSDM dhe “E Majta”, furnizimi publik për marrjen me qira dhe përdorimin e pajisjeve për përkthim simultan dhe mbështetje audio dhe video në ngjarje është realizuar me vite

Lidhur me insinuatat dhe gënjeshtrat e fundit konstruktive të plasuara në hapësirën publike nga LSDM dhe “E Majta” Qeveria i hedh poshtë me indinjatën më të fortë të pavërtetat e deklaruara dhe përpjekjet për të manipuluar qytetarët.
Kjo përbën edhe një dëshmi tjetër për mungesën e ideve dhe pafuqinë politike të këtyre partive, të cilat në vend se të ofrojnë zgjidhje për problemet reale të qytetarëve, merren me fabrikimin e aferave të rreme dhe me narrativa destruktive.
Për më tepër, fakti që partitë politike LSDM dhe “E Majta” manipulojnë në mënyrë të sinkronizuar si koalicion, dëshmon se duan të krijojnë sensacion nga një temë që nuk është asgjë më shumë se punë e rregullt e Qeverisë.
Dhe faktet janë të qarta, të verifikueshme dhe të pamohueshme. Ky është një furnizim publik që është zbatuar prej vitesh, ndryshimi është se sot zbatohet në përputhje me procedurat ligjore dhe parimet e transparencës publike.
Furnizimi është lidhur për marrjen me qira dhe menaxhimin e pajisjeve për përkthim simultan dhe për mbështetje audio e video të ngjarjeve në hapësira të brendshme dhe të jashtme për një periudhë kohore prej dy vitesh, që do të thotë se pagesa do të kryhet vetëm mbi bazën e realizimit, dhe jo si shumë e caktuar paraprakisht.
Për krahasim, në vitin 2023 Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së kishte lidhur kontratë për të njëjtën periudhë kohore me vlerë prej 30.000.000 denarësh pa TVSH, dhe atë pa marrëveshje kornizë, me ç’rast detyrimi ndaj buxhetit ishte marrë paraprakisht në tërësi.
Këto janë fakte që e zbulojnë hipokrizinë dhe standardet e dyfishta të atyre që sot përpiqen të krijojnë aferë atje ku nuk ka.
Opinioni duhet ta dijë se sot transparenca dhe llogaridhënia janë parimi i vetëm i punës së Qeverisë.
Nuk ka më marrëveshje të fshehta, tenderë pas dyerve të mbyllura dhe kontrata “në katër sy”, që ishin shenjë dalluese e qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së.
Sot, gjithçka vihet në dukje për qytetarët dhe institucionet.
Si Qeveri, ne nuk do të lejojmë që dezinformimi dhe konstruksionet politike të errësojnë të vërtetën.
Detyrimi ynë ndaj qytetarëve është për një qeveri të ndershme, transparente dhe të përgjegjshme që nuk fshihet pas manipulimeve, por përballet me realitetin dhe ofron zgjidhje.