Qeveria për shënon rritje prej 7 vendesh brenda vetëm një viti, nga vendi i 10-të në vitin 2024 në vendin e 3-të këtë vit sa i përket transparencës

Qeveria në aspektin e transparencës shënon një ngjitje të madhe prej 7 vendesh brenda vetëm një viti, nga vendi i 10-të në vitin 2024 në vendin e 3-të këtë vit
Në lidhje me pretendimet për “transparencë selektive” të Qeverisë, duam publikisht dhe qartë të theksojmë: faktet dhe matjet e pavarura flasin të kundërtën. Sipas hulumtimit më të ri për transparencë aktive, të kryer nga një organizatë joqeveritare e pavarur, Qeveria shënon një ngritje të madhe prej 7 vendesh vetëm për një vit – nga vendi i 10-të në vitin 2024 në vendin e 3-të këtë vit, me gjithsej 95% realizim. Kjo nuk është rastësi, por rezultat i politikave të vazhdueshme dhe qasjes sistematike në publikimin e të gjitha informacioneve me karakter publik. Ky rezultat është përgënjeshtrimi më i fortë ndaj pretendimeve se Qeveria fsheh diçka – përkundrazi, është një dëshmi objektive se transparenca përmirësohet dhe bëhet gjithnjë e më e inkorporuar si parim në funksionimin e institucioneve.
Gjithashtu, theksojmë me përgjegjësi se Qeveria nuk ka pyetje të pa përgjigjura, as vonesa të qëllimshme në përgjigjet ndaj mediave dhe publikut. Qëndrimi ynë është parimor: çdo informacion me interes publik duhet të jetë i qasshëm në kohë dhe i plotë. Të gjitha mediat mund të konfirmojnë se Qeveria është ekspeditive dhe efektive në marrëdhëniet me publikun, gjë që shumë herë është konstatuar dhe pranuar edhe nga ana e tyre.
Sa i përket “Strategjisë për transparencë”, duam edhe njëherë të kujtojmë se bëhet fjalë për një dokument të lënë nga pushteti i kaluar, i cili përmbante masa të karakterit formal (si trajnime për të punësuarit). Për ne, transparenca nuk është vetëm formë, por thelb. Nuk është vetëm përmbushja e një liste minimale dokumentesh, por krijimi i një kulture të llogaridhënies, hapjes dhe qasshmërisë publike. Prandaj, çdo narrativ që përpiqet ta reduktojë transparencën në kuadër formal, kur përballet me argumentet dhe rezultatet, e humbet peshën.
Si Qeveri, punojmë edhe në dokumente të reja, përfshirë këtu edhe një Strategji të re që do ta demonstrojë synimin tone të sinqertë. Si Qeveri jemi të vetëdijshëm se legjitimiteti demokratik kërkon transparencë të plotë. Qeveria e fiton fuqinë e vetë nga qytetarët dhe për këtë arsye duhet të punojë nën kontroll të përhershëm publik. Qëllimi ynë nuk është vetëm përmbushja e indikatorëve, por të mundësojmë që qytetarët dhe mediat t’i marrin në kohë informacionet kyçe që u nevojiten për pjesëmarrje të informuar dhe vëzhgim të institucioneve.
Publiku meriton transparencë të plotë dhe thelbësore, dhe Qeveria e dëshmon këtë çdo ditë përmes fakteve dhe rezultateve: ngritje prej 7 vendesh në transparencën aktive për vetëm një vit, ekspeditivitet maksimal ndaj mediave, dhe publikim i vazhdueshëm i informacioneve me interes publik. Transparenca jonë është themeli ynë i besimit ndërmjet shtetit dhe qytetarëve, dhe garanci se institucionet demokratike funksionojnë në interes të opinionit.