Qeveria, në mbledhjen e sotme të rregullt të 114-të, shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Shkup dhe Organit Publik të Ministrisë së Transportit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar Crossrail International Limited (CIL).

Me këtë Marrëveshje për bashkëpunim vendoset një kornizë me të cilën palët konfirmojnë gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar përmes shkëmbimit të ekspertizës, përvojave, praktikave të mira dhe mësimeve të nxjerra, në mbështetje të projekteve të NP Hekurudhat e RMV – Infrastrukturë – Shkup, me theks të veçantë në hekurudhën e shpejtë, si dhe transportin hekurudhor të mallrave, sistemet sinjalizuese dhe kontrolluese, përmirësimin e infrastrukturës, depot dhe parkun hekurudhor. Marrëveshja për bashkëpunim ka vlefshmëri prej 5 viteve me mundësi zgjatjeje edhe për pesë vjet shtesë. Kjo Marrëveshje rrjedh nga bashkëpunimi i deritanishëm midis Qeverisë maqedonase dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me partneritetin për realizimin e projekteve prioritare infrastrukturore.

Gjithashtu, Qeveria në mbledhjen e sotme shqyrtoi informacionin për nevojën e subvencionimit të filtrave të oxhaqeve të amvisërive dhe ngarkoi Zyrën e Kryeministrit që në periudhën e ardhshme të përgatisë një analizë të detajuar, e cila do të parasheh kushtet, kohëzgjatjen dhe procedurën për shpalljen e thirrjes për subvencione për filtra oxhakësh për amvisëritë që përdorin ngrohje me lëndë djegëse fosile, përkatësisht me dru.

Mgid